Poezia Nëna e dëshmorit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poezia nëna e dëshmorit   word

Nëna e dëshmorit

Në shtatin tim moj nënë
dy shpirta unë i kam
njërin e ruaj për ty,
tjetrin për vatan.

Të deshta dhe më deshte
me gjithë mish e shpirtë
djersa dhe sakrifica yte
tu bëftë nurë e dritë.

Ti oj nëna ime!
këtu shndrit hana,
shtati im i mbushur
me plagë e nishana.

Më bënë hije kontura yte,
a të kujtohet,se si më rrite?
isha i vogël dhe s’të kuptoja
ti për mua ishe,vetë mburoja.

Sa herë që bëj lutje
në petkun e dëshmorit,
e lus zotin,qiellin dhe retë,
për një pleqëri sa më të lehtë.

Ma bën hallall moj nënë,
pse lamtumirë s’të thash
kisha plagë të thella
deri në palcë e asht.

Te kam falur biri im
kur ke ardhë në jetë
vendin më të bukur,
n’fole t’shqipes e ke gjetë.

Një pjesë e zemrës sime
është në kët botë,
pjesa tjetër;ti atje ku je,
me të gjithë dëshmortë.

Tokën e shenjtë  Arbërore
ti shumë e adhurove
ja fale jetën atëdheut
ILIRIDËS sonë dhe mëmëdheut.

Zeqirja Latifi,maj 2023