Çka është molla e kuqe?

si-ldquo-lindi-rdquo-molla-e-kuqe-video_hd

Siç shkruan portali “Shqipëria e Bashkuar”, deri më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptarë nga fusha e historiografisë, gjeografisë, gjuhësisë, filologjisë, antropologjisë, arkeologjisë, udhëpërshkruesve etj. ta kenë dhënë shpjegimin adekuat për «Mollën e Kuqe».

Po ashtu, sipas këtij portali, si zakonisht në popull kanë mbetur dhe mbijetuar mbresat tragjike të ndodhive të vërteta për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua.

“Nga ai gjak i pakursyer i derdhur është ngopur toka dhe në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe, pastaj të rriten e zhvillohen pemë, që do të lulëzonin dhe hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe të gjakut. Atje në vendbanimet tona stërgjyshore në Toplicë, muhaxhirët tanë për të mbetur dhe për të mbijetuar në pasuritë e tyre të patjetërsueshme e kishin derdhur gjakun e tyre si përrua. Dhe, me tërheqjen e kufirit nga Pashallëku i Beogradit në Katund, vendbanim ky ndërmjet Nishit dhe Aleksincit, ishte ngritur Gjymrikana e Perandorisë Osmane”, shkruan “Shqipëria e Bashkuar”.

Më tej portali shkruan se në altarin e oborrit të karakollit të Turqisë ishte një mollë, e cila në pranverë lulëzonte dhe bënte fruta të kuqe.
“Shumë njerëz, pasardhës të muhaxhirëve tanë të dëbuar dhunshëm nga Nishi dhe Toplica, shpesh shkonin për t’i vizituar vendet e të parëve të tyre, bindeshin dhe tregonin se atje ishte një mollë shumë e vjetër dhe mollët i kishte all bojë të kuqe. Populli nga nostalgjia dhe malli i madh për ato regjione, a vende të caktuara ku është derdhur gjaku i pakursyer, i ka emërtuar ato me shprehjet e veta pikëlluese, si: «toka e kuqe», «guri i kuq i livadhit», «kroi me ujë të kuq», «varrezat e krushqve të përgjakur» etj.
Pikërisht kështu ka lindur dhe mbijetuar edhe shprehja e vërtetë dhe reale për mollën e kuqe në popull, e cila shprehje ka vazhduar edhe sot, duke u mishëruar edhe në folklorin tonë popullor, si: «Hidhet vallja, vallja me shamia, dej te Molla e Kuqe, e jona Shipnia»”, përfundon “Shqipëria e Bashkuar”.

Teksti është huazuar nga:http://www.telegrafi.com/si-lindi-molla-e-kuqe-video/

Vëllezërit Jusuf e bardhosh Gërvalla,Kadri Zeka

gervalla

300px-Jusufukadriubardhoshi

Jusuf Gërvalla, si intelektual i dalluar dhe atdhetar i devotshëm që ishte, mbeti besnikë i paluhatshëm i çështjes kombëtare deri në ditën fatkeqe të vdekjes së tij tragjike. Ai edhe pse i ri në moshë, brenda një kohe të shkurtër kishte arritur të bëhej jo vetëm poet, muzikant, gazetar, përkthyes e këngëtar, por edhe një aktivist i dalluar politik shqiptar, i cili për herë të parë, kishte arritur bashkimin me sukses të veprimtarëve shqiptar në Kosovë dhe diasporë. Ky atdhetar i dëshmuar, ky zë i çmuar i kombit në Vend dhe mërgim, për Atdheun e tij të robëruar, lindi me 1 Tetor të vitit 1945 në fshatin Dubovik afër Deçanit. Ai bashkë me të vëllain Bardhoshin dhe shokun e tyre Kadri Zekën vdiqën në mënyrë tragjike me 17 Janar të vitit 1982 në një atentat të kurdisur edhe sot e kësaj dite të pazbardhur plotësisht në vendin e quajtur Untergruppenbach afër Heilbronn-it të Gjermanisë.

Jusufi përveç aktivitetit të tij patriotik, ishte edhe poet që i shkruante dashurisë, dashurisë për nënën të cilën e kishte lënë të vetmuar në Atdheun e pushtuar, madje ai ishte edhe këngëtar i njohur që i këndoi me zemër lirisë së atdheut të robëruar derisa edhe u vra në kërkim të saj. Përmes veprimtarisë së tij patriotike dhe të bashkëveprimtarëve në mërgim, angazhimet e tyre, ai u mundua gjatë gjithë kohës ti bashkonte, në kërkim të të drejtave tona kombëtare dhe lirisë së trojeve shqiptare nën pushtim, derisa një ditë pabesisht, bashkë me vëllanë Bardhoshin dhe shokun e tyre të pandarë Kadri Zekën, u vranë në një atentat të organizuar në Gjermani.

Jusufi jo vetëm se i shkruante dashurisë dhe mallit, dhimbjes, dhe vetmisë, por ndoshta edhe nga parandjenja e rrezikut që i rrinte mbi kokë, ai i kishte shkruar edhe vdekjes e cila për fat të keq atë do ta gjente në mënyrën më tragjike të mundshme, të cilin veprat që la pas dhe aktiviteti i tij i bujshëm kombëtar, e bëjnë të pavdekshëm dhe të paharrueshëm për popullin shqiptar në përgjithësi.

Gjatë dekadave të kaluara, qysh nga vitet e rinisë së hershme të tyre si në Kosovë, ashtu edhe në ekzil në Gjermani, edhe pse e dinin se 24 orë ishin nën vëzhgimin e UDB-së, ata nuk u thyen kurrë dhe nuk hoqën dorë asnjëherë nga idealet e tyre patriotike.

Jusuf Gërvalla që në moshë të re në kohën më të duhur u inkuadrua në ngjarjet e çështjes kombëtare duke ju përkushtuar me besnikëri në mënyrë aktive dhe me tërë qenien, veprimit patriotik shqiptar, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqiptare dhe çlirimin e trojeve tona të cilat ndodheshin në rrezik të madh në atë kohë. Edhe pse i ri, ai përveç shkrimeve dhe kulturës së lart që tregonte, nga dhuntia e natyrës dhe prirja për t’i shërbyer vendit, edhe në atë moshë u dallua në afrimin dhe organizimin e shkëlqyer të veprimtarëve në ekzil, duke arritur të bëj me sukses bashkimin e grupacioneve të shpërndara e përçara shqiptare nga trevat e pushtuara nën Jugosllavi, i cili edhe për hir të ndjenjave atdhetare dhe aftësive të tij drejtuese e organizative, pranohet edhe si udhëheqës i tyre.

Për jetën dhe veprimtarinë patriotike të këtij atdhetari, flasin kujtimet e shumta të bashkëveprimtarëve të gjallë dhe shkrimet në shtyp, ku pasqyrohen kontributet atdhetare dhe veprimtaritë politike të aktivistëve më të spikatur në diasporë, në mesin e të cilëve, shkëlqenin Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, në kohën sa vepronte lëvizja kombëtare, kur edhe ishin hapur dy fronte lufte; njëra kundër pushtuesit sllavë dhe tjetri për bashkimin e forcave të përçara shqiptare në diasporë dhe në trojet tona nën pushtim, të cilat vetëm Jusuf Gërvalla arriti ti bashkonte.

Familja Gërvalla, ishte Fole Kombëtare e atdhetarizmit, ndershmërisë edukatës dhe kulturës shqiptare e cila tërë jetën ia ka kushtuar atdheut dhe lirisë, të cilën edhe veprimtarët tjerë të çështjes kombëtare e kishin strehë të ngrohtë e të sigurt, dhe me figurat atdhetare të Jusufit e Bardhosh Gërvallës ajo i bëri nder kombit, ndaj është edhe interes kombëtar që për hir të veprimtarisë së bujshme patriotike dhe biografisë së pasur kombëtare të dëshmuar, të nderohen me ndarjen e ndonjë çmimi të merituar si nder i kombit që ishin, duke shkëlqyer me veprimtarin e tyre patriotike në vend dhe mërgim.

Ata për asnjë moment nuk hoqën dorë nga idealet tyre atdhetare deri në fund të jetës së tyre e cila nuk përfundoi me vdekje të natyrshme për ta, por në mënyrën më tragjike të mundshme nga një atentat i organizuar nga UDB-ja me 17 Janar të vitit 1982, duke lënë të vdekur Bardhoshin dhe Kadri Zekën, kurse Jusufin të plagosur rënd, i cili pati vdekur edhe ai në orët e hershme të mëngjesit në spitalin e Heilbronnit të Gjermanisë, dhe kështu që atë herë përfundoi jeta e tyre nga një vrasje e tillë tragjike, pa asnjë dëshmi të zbardhur, pa asnjë akuzë të ngritur dhe pa asnjë atentator të gjetur asnjëherë deri më sot. Jusufi madje e kishte mbijetuar edhe operacionin e parë edhe atë nga një mjek serb, i cili me arsyetimin se operacioni i parë nuk ishte pasur sukses, kishte ndërmarrë edhe një operacion të dytë për ta vrarë më në fund në mënyrë kirurgjike, gjatë të cilit Jusuf Gërvalla rreth orës tre të mëngjesit edhe kishte ndërruar jetë! Kjo fletë edhe për tragjiken e mangësisë së organizimit të mirëfilltë dhe moskujdesisë elementare shqiptare, e cila pati pasoja fatale për të mbijetuarin e atentatit, feniksin Jusuf Gërvalla, jo vetëm për mosmbrojtje nga atentati, por as nga mjeku UDB-ash serb, në mes të Gjermanisë, i cili atë që nuk arritën ta bënin atentatorët e realizoi mjeku serb, për tu zhdukur pasataj pa asnjë gjurmë pas mbytjes së Jusuif Gërvallës gjatë operacionit të dytë në natën e 18 Janarit të vitit 1982 në Spitalin e Heilbronnit në Gjermani.

Ndaj është edhe në të mirën e vendit që këtyre heronjve t’iu bëhet vlerësimi i merituar kombëtarë për aktivitetet e tyre patriotike, sepse shoqëria jonë ka shumë nevojë për shembuj të tillë atdhedashurie, ndershmërie e përkushtimi, derisa patriot të devotshëm si këta, me besnikëri kanë dhënë kontributin e tyre për vendin kudo që ata ndodheshin. Veprimtaria patriotike e intelektuale e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës dhe vrasja e tyre tragjike, është një dëshmi e pa mohueshme që edhe familjet e tyre të dëshmuara për tradita atdhedashurie, të cilat, këtë e vërtetuan duke ia fal edhe bijtë e tyre të shtrenjtë çështjes sonë kombëtare, të vendosen në radhët e familjeve të nderuara që meritojnë mirënjohje e vlerësime dhe sidomos pas çlirimit për hir edhe të brezave që do vijnë, do duhej të ngrihej edhe më lart vlera e atdhetarizmit të tyre sublim.
Teksti është huazuar nga:http://www.telegrafi.com/vellezerve-gervalla-dhe-kadri-zekes/